![]() |
![]() |
1991
Gjatë muajve Janar dhe Shkurt të vitit 1991 në të gjithë vendin së bashku me diktaturën dhe levat e saj, Bashkimet Profesionale, po i linin vendin sindikatave të reja të profesioneve të ndryshme. Një ndër të parat ishte SPASH-i Të gjitha së bashku me 13 Mars vendosën të themelojnë B S P SH-n Bashkimin e Sindikatave të Pavarura
Me 28 Mars të vitit 1991 me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga 16 rrethe zhvillohet tubimi i parë i cili quan te krijuar Sindikatën e Pavarur të Arsimit kryetar i së cilës u zgjodh zoti Imir Kambo.
Kongresi i Parë: zhvilloi punimet nga data 12 deri në 14 Mars 1994. Morën pjesë delegatë nga 24 rrethe që përfaqësonin 32 000 mësues anëtarë të SPASH-it.
Kongresi vendosi që:
Kryetar u zgjodh zoti Bajram Kruja.
Kongresi i dytë: zhvilloi punimet në datën 15 Janar të viti 1998. Morën pjesë 112 delegatë që përfaqësonin 31476 anëtarë.
Kongresi vendosi që: a. Të punojë për përmirësimin e gjendjes ekonomike të mësuesve e cila, si pasojë e ndryshimeve politike po kalonte një krizë të rëndë. b. Riorganizimi i të gjitha strukturave të dëmtuara si pasojë e shndërrimeve politike në vend . c. Solidaritet dhe ndihmë konkrete për vëllezërit kosovarë.
. Kongresi i Tretë: zhvilloi punimet në datën 15 6 Dhjetor 2001. Morën pjesë 97 delegatë nga 27 rrethe të vendit.
Kongresi vendosi: a. Kërkesa të vazhdueshme për partneritet real dhe konstruktiv në të gjitha fushat. b. SPASH kërkoi të jetë pjesë e reformave të ndryshme në të gjithë sistemin arsimor në vendin tonë. c. Rritja e nivelit ekonomik të mësuesve dhe përmirësimi i kushteve të punës.
Kongresi i Katërt: zhvilloi punimet në datën 15 - 26.11.2005. Morën pjesë 97 delegatë nga 27 rrethe të vendit.
Kongresi vendosi: a. Të kërkojë plotësimin e premtimit të qeverisë për dyfishimin e pagës deri në fund të mandatit duke e planifikuar rritjen për çdo vit. b. Forcimin e punës për riorganizimin sindikalist. c. Partneritet real në të gjitha nivelet. Kryetar u rizgjodh zoti Bajram Kruja.
U desh të kalonin dy vjet për t`u realizuar marrëveshja tjetër
· Kontrata e tretë: u nënshkrua me 28 Mars 1998.U arrit të institucionalizohet bashkëveprimi sindikalist SPASH-FSASH. · Kontrata e katërt: u nënshkrua me 1 Shkurt 2000. Kjo kontratë u nënshkrua edhe nga Ministria e Pushtetit Lokal. · Kontrata e pestë: u nënshkrua me 15 Maj 2002. Nënshkrimi i kësaj kontrate u realizua me shumë veshtirësi. · Kontrata e gjashtë: u nënshkrua me 4 Korrik 2006 e vlersuar cilesisht.
--Greva e parë e mësuesve shqiptarë u zhvillua me 16 Maj të viti 1991 dhe zgjati një orë. --Greva tre ditore u zhvillua në Prill të vitit 1995. Megjithëse greva u shpall nga BSPSH-ja ajo u realizua vetëm nga SPASH-i. Nëpërmjet kësaj greve u arrit që pagat të rriten me 25% dhe indeksimi i inflacionit çdo gjashtë muaj mbështetur në shportën e ushqimeve të percaktuar në bashkëpunim me qeverinë. ---Nga 14 dhjetori i viti 1998 e deri me 30 janar të vitit 1999 u zhvillua greva e nisur nga SPASH të cilën e çoi deri në fund Sindikata e degës Shkodër. Kjo lëvizje sindikaliste kërkonte : a. Partneritet real. b. Indeksim të inflacionit. c. Heqjen e taksës së solidaritetit. d. Respekt për profesionin e mësuesit. --- Me 13 dhe 17 Dhjetor të vitit 2004 u zhvillua greva e përbashkët 1-orëshe dhe ditore e SPASH-it dhe FSASH-it. Pas kësaj SPASH e vazhdoi e vetme atë edhe në datat 17,18 dhe 19 Janar 2005. Greva u shoqërua me dhunë nga të gjitha institucionet qeveritare.
Sindikata e Pavarur e Arsimit Shqiptar është një nga aktorët e rëndësishëm për edukimin dhe formimin e brezit të ri. Për këtë: 1. Ajo mbështet, merr pjesë dhe përkrah të gjitha reformat që kanë të bëjnë me zhvillimin e arsimit. Mbështet decentralizimin e arsimit. 2. SPASH-i është anëtar i EI ( Edukimit Internacional ) me të drejta të plota. 3. Ka marrëdhënie shumë të mira me SBASHK ( Sindikata e mësuesve Kosovar ) 4. Ka marrëdhënie shumë të mira me të gjitha sindikatat anëtare të EI . 5. SPASH ka marrëveshje bashkëpunimi me FSASH. 6. Ka zhvilluar seminare kombëtare dhe ndërkombëtare, takime dhe tryeza të rrumbullakëta për formimin sindikalist dhe profesional.
|